Ekonomist


  • Qendresa Hoti

Ekonomia eshte nje fushe e prodhimit, shperndarjes, blerjes dhe shitjes, dhe konsumimit te te mirave dhe sherbimeve te ndryshme te ofruara nga njerez dhe grupe me te medha te perbera me profesioniste te kesaj fushe. Njerezit te cilet perkrahin apo bejne ndarjen, prodhimin, blerjen dhe shitjen e te mirave dhe ketyre sherbimeve te ndryshme mund te jene individualist, biznese, organizata ose pjese e e larte e udheheqjes se nje vendi.

Si cdo profesion tjeter, Ekonomia eshte nje nder ato profesione qe perfaqsohet nga njerez adekuat te kesaj fushe. Studiues dhe veprues te kesaj lemie ndryshe njihen edhe si Ekonomistë/e. Me fillim te ushtrimit te ketij profesioni ne komunitet dhe me gjere, ka filluar edhe zhvillimi edukativ i dedikuar per kete fushe. Te gjithe ata te cilet e shohin veten ne nje te ardhme si Ekonomistë/e duhen qe ti perkushtohen nje rruge te caktuar te edukumit ne fushen e Ekonomise, pervec pergaditjes se hershme dhe hapat qe mirren gjate shkolles se mesme, ky profesion kerkon vemendje te vecante te edukimit universitar apo nivelit Bachelor.

Ekonomistët e ardhshem e kane te kerkuar perfundimin e nivelit Bachelor, nivel i cili e ben te mundur njohjen me te mire te kesaj fushe, pergaditje me te mire per industri, dhe mundesi te punesimit ne vende te kerkuare te ketij profesioni. Ky nivel mund te zgjase varesisht nga sistemi i vendit se ku vendosen te fillohen studimet, ne shtetin e Kosoves, niveli Bachelor/Ekonomi, zgjate tre vite dhe mundesi per te ofrohen ne Universitetin Publik te Prishtines, si dhe ne Universitete te tjera private.

Aftesite e duhura per nje profesion si Ekonomistë/e, jane disa dhe nuk ka te percaktuara te vecanta, por disa prej tyre jane aftesite analitike, aftesite e te menduarit kritik, aftesi te gjuhes dhe te folurit, dhe aftesi te te shkruarit.

Duke u bazuar ne disa statistika te publikuara ne burime te ndryshme te internetit, profesionet brenda fushes se Ekonomise kane mundesi te medha ne institucionet publike dhe private, dhe paga mesatare vjetore e nje ekonomisti ne Evrope eshte 32.000 Euro - 38.000 Euro ne vit. Pasiqe fusha e Ekonomise perbehet prej profileve te ndryshme, disa nga keta mund te jene: Analistë, Konsulent, Kontabilist, dhe shume profile te tjera.

Mundesite per punesim si Ekonomistë/e jane te shumta, sipas disa burimeve te fundit, ky profesion ka kerkesa per punesim, dhe njerez te punesuar ne vitin 2016 te cilet i kane te perfunduar nivelin Bachelor jane rreth 21,300. Ky numer i te punesuarve parashihet te rritet ne numer shume te madh gjate viteve ne vijim, por ne nje ndryshim te individualitetit, ku parashihet qe ne kuader te projekteve te kete nje numer shume me te madh se sa ne kuader individual, kur parashihet se ne vitin 2026 te kete rreth 22.400 te punesuar ne projekte te vecanta te cilat mbajne dy fish numer me te madh te profesionisteve ekonomistë/e.

Ekonomistët/et njihen si personazhe te cilet punojne ne zyre te thjeshta dhe te pavarura. Ne shumicen e kohes, ekonomistët/et kane nje bashkpunim te madh grupore me profile te tjera te ekonomistëve. Shume profile te ketij profesioni punojne nga shtepia, ndersa ka edhe te tille qe punen e tyre e konsiderojne si pjese te udhetmeve duke marre pjese ne konferenca dhe seminare te ndryshme.

 

Me shume per profesionin e Ekonomise -

https://www.investopedia.com/video/play/whats-economy/