Orientim në Karrierë


Zgjedhja e karrierës së duhur dhe aplikimi në një institucion që na siguron plotësimin e kërkesave tona është një çeshtje e rëndësishme që determinon të ardhmen tonë. Për të lehtësuar këtë proces për studentet në kemi zhvilluar një website që ndihmon studentët në orientimin ne karrierë.

Qëllimi i projektit është që të ndihmojë studentet që të gjejnë se cila është fusha e studimit më e përshtatshme për ta bazuar në personalitetin dhe sjelljet e tyre dhe pastaj të kuptojnë se cilat institucione pranojnë studentë në atë program studimi. Përmes përshkrimit të profesioneve dhe informatave per bursa synohet që të jepet informacion rreth profesioneve dhe mundësisve të studimit jashtë vendit.

Për një strukturim më të mirë website-i është ndarë në këto module:

  • Institucionet
  • Profesionet
  • AACKS
  • Evente
  • Keshilla
  • Keshillues ne karriere
  • Linqe te jashtme


Institucionet
Në këtë modul gjeni listen me të gjitha institucionet e akredituara në Kosovë ku janë të listuara sipas rangimit ne rankime globale të institucioneve arsimore. Poashtu ofrohet funksionaliteti i kerkimit të avancuar të programeve të studimit dhe syllabuset përkatese për ato programe.


Profesionet
Ky modul përman video dhe artikuj që i përshkruajnë profesionet dhe japin informata rreth mundësive që ofron ai profesion.
Ne përgjithësi synohet te ipet përgjigje në këto pyetje:

  • Çfare niveli i edukimit nevojitet për atë profesion?
  • Cili është mjedisi i punës?
  • A parashikohet rritje e numrit të të punësuarëve në atë sektor?


Qendra Amerikane e Këshillimit
Qendra Amerikane e Këshillimit (QAK) është një Qendër zyrtare e EdukimiSHBA (EducationUSA), e sponsorizuar nga Departamenti i Shteteve te Bashkuara përmes Ambasadës Amerikane në Kosovë dhe Shkollës Amerikane të Kosovës (AmericanSchoolof Kosova).
Qendra Amerikane e Këshillimit (QAK) është një Qendër zyrtare e EdukimiSHBA (EducationUSA), e sponsorizuar nga Departamenti i Shteteve te Bashkuara përmes Ambasadës Amerikane në Kosovë dhe Shkollës Amerikane të Kosovës (AmericanSchoolof Kosova).


Evente
Në këtë modul janë listuar bursa, trajnime, konferenca dhe praktika profesionale si vendore ashtu edhe ndërkombëtare. Çdo event që kalon vendoset në arkivë në menyrë që studentët të mund të përgatiten për aplikimin e ardhshëm.

Bursa Konferenca Trajnime Praktika profesionale


Këshilla
Këshilla të ndryshme për studentet rreth profesioneve më të kërkuara në kohen tonë, artikuj motivues dhe këshilla për menaxhimin më të mirë të kohës.
Çfare do të studionte Bill Gates sikur të ishte një student sot?


Keshillues ne karriere
Ofron Informata për software që ofrojnë këshilla në karrierë.


Linqe te jashtme
Ofron linqe të institucioneve me rëndesi në fushën e arsimit.

Për më shume detaje vizitoni Pyetjet më të shpeshta.


Projekti është financuar nga U.S. Embassy dhe Cleveland Council on World Affairs ndërsa është implementuar nga Kosovo United States Alumni.