Evente - Burse

Autori: Anonim

Bursat për studentët ndërkombëtarë në Universitetin Groningen, Holandë

Bursa master të financuara plotësisht në Holandë - Fondi Eric Bleumink për studentë ndërkombëtarë

Kandidatët për fondin Eric Bleumink duhet:

  • Të kenë marrë pranimin e kushtëzuar në programin e zgjedhjes (https://www.rug.nl/masters/alphabetical).
  • Të kenë performancë të shkëlqyeshme akademike, mundësisht të konfirmohen me letra rekomandimi
  • Të kenë nota të shkëlqyera gjatë studimeve të tyre universitare
  • Të kenë  njohuri të shkëlqyeshme të gjuhës angleze, në përputhje me kërkesat e pranimit të programit të zgjedhjes
  • Të jenë të disponueshëm për të gjithë periudhën e programit

Granti jepet për 1 vit ose 2 vjet program për nivelin Master. Granti mbulon tarifën e shkollimit, kostot e udhëtimit ndërkombëtar, jetesën, librat dhe sigurimin shëndetësor. Një aplikim master i tillë duhet të kompletohet nga aplikuesi para 1 dhjetorit.

Për informacione në lidhje me programin e bursave, ju lutemi kontaktoni https://www.rug.nl/alumni/support-research-and-education/scholarships-and-awards/eric-bleumink-fund/

Detaje rreth eventit:
  • Data e fillimit: 08/20/2019
  • Data e mbarimit: 12/01/2019
  • Kategoria: Burse


Evente të ngjashme