Evente - Burse

Autori: Anonim

Bursat në Kolegjin Universum

Aplikimi për bursë studimi 100% dhe punësim

Vision Agency do të financojë studimet e 40 studentëve-maturantë për 3 vite në Kolegjin Universum, të cilët përveç pjesës akademike do kenë mundësi që part-time të punojnë direkt në kompani në mënyrë që pastaj të vazhdojnë kontratën si të punësuar në Vision Agency.

Studentët e përzgjedhur do kenë mundësi të sigurojnë punën qysh sot, nga mosha 18 vjeçare, si dhe të punojnë për tregun global.

Financimi i studimeve sipas departamenteve:

-Shkenca Kompjuterike - 20 BURSA -Gjuhë Gjermane - 20 BURSA

Të gjithë maturantët që dëshirojnë të studiojnë shkenca kompjuterike, gjuhë gjermane dhe duan të punojnë si programer, IT, Data Security, Digital Marketing, Call Center, Content Writing, të aplikojnë për njërën nga këto 40 BURSA studimi dhe punë të financuara 100%, deri me 6 Shtator 2019.

Përzgjedhja e studentëve bëhet përmes testit në bazë të drejtimit dhe intervistës nga “Kolegji Universum” dhe kompania “Vision Agency”. Afati i fundit: 6 Shtator 2019, per çdo informatë shtesë na shkruani në info@universum-ks.org

Detaje rreth eventit:
  • Data e fillimit: 08/14/2019
  • Data e mbarimit: 09/06/2019
  • Kategoria: Burse


Evente të ngjashme