Evente - Burse
Autori: Anonim
Bursa New York USA për studentët ndërkombëtar në Universitetin Pace.
Universiteti Pace ofron bursa në bazë meritës së studentëtve ndërkombëtarë. Bursat janë në dispozicion për ndjekjen e programit universitar (niveli Bachelor).
Ku: Universiteti Pace, SHBA
Nacionaliteti: Studentët ndërkombëtar
Shkalla e programit: Programi Universitar (Niveli Bachelor)
Vlera e bursës: Shuma e bursave ndryshon varesisht nga drejtimi i zgjedhur
Dokumentet e nevojshme:
- Aplikacioni & Pagesa
- Letëra Rekomandimi
- Një ese/deklaratë personale
- Përshkrimet e kuseve apo të programit mësimor (në anglisht) nga çdo shkollë paraprake e ndjekur (per aplikantët qe duan të transferohen).
- Pikët e testeve zyrtare dhe materialet e tjera edukative duhet të dërgohen direkt nga autoriteti ose institucioni testues.
- Transkriptë zyrtare, diploma, dhe rezultatet e provimeve nga shkollat paraprake.
Të drejtë për tu zgjedhur:
Universiteti Pace ofron një numër të konsiderueshm të bursave dhe granteve bazuarë në merita dhe nevoja të aplikantëve. Bursat e sponsorizuara nga universiteti u jepen studentëve në bazë të meritave akademike, shërbimit ndaj komunitetit dhe nevojës financiare. Për të qenë i përshtatshëm, studentët duhet të regjistrohen në njërin nga programet.
Kriteret per regjistrim:
Kërkesa e testimit: Pikët SAT / ACT duhet të dorëzohen me kërkesën për konsideratë të bursave për studentët e vitit të parë.
Kërkesa e gjuhës angleze: Të gjithë aplikantët ndërkombëtarë për të cilët gjuha angleze nuk është gjuhë amtare duhet të ofrojnë dëshmi të kompetencës në gjuhën angleze.
Afati i fundit per aplikim: 1 Nentor, 2017.
Si të aplikoni:
Të gjitha dokumentet mbështetëse të aplikacionit tuaj duhet të dërgohen direkt në Pace University.
Application Form: https://www.pace.edu/admissions-aid/undergraduate-admissions/international/apply-to-pace-university
Website zyrtarë. https://www.pace.edu/admissions-aid/undergraduate-admissions/international/scholarships
Detaje rreth eventit:
- Data e fillimit: 09/11/2017
- Data e mbarimit: 11/01/2017
- Kategoria: Burse