• AMERICAN ADVISING CENTER
  • RRETH AACKS
  • SHhËRBIMET DHE AKTIVITETET
  • SISTEMI I EDUKUMIT në SH.B.A

Qendra Amerikane e Këshillimit

Qendra Amerikane e Këshillimit (QAK) ne Shkollën Amerikane te Kosovës është një qendër zyrtare e edukimit SHBA (EducationUSA), e sponsorizuar nga Departamenti i Shtetit. Edukimi SHBA është një rrjete i këshilltareve profesional te cilët punojnë ne afërsisht 450 institucione botërore te informimit dhe këshillimit, te cilët shërbejnë si burim primar i informatave dhe udhërrëfyeseve ne mundësi me te larta edukative ne SHBA për studentet internacional. Ky rrjet global është i mbështetur nga Zyra e Çështjeve Arsimore dhe Kulturore te Departamentit te Shtetit. Zyra e Çështjeve Arsimore dhe Kulturore (CAK) përkrahe marrëveshje te përbashkët ndërmjet Shteteve te Bashkuara dhe vendeve te tjera duke nxitur lidhje personale, profesionale dhe institucionale ndërmjet qytetareve privat dhe organizatave në Shtetet e Bashkuara dhe jashtë vendit, si dhe duke prezantuar historinë, shoqërinë, artin dhe kulturën  amerikane në të gjitha larmit e audiencës përtejdetit.

QAK në Kosovë siguron informata të sakta, të paanshme, te përgjithshme për studentet dhe shkollaret e interesuar nga Kosova te cilët dëshirojnë te ndjekin studimet e tyre në Shtetet e Bashkuara dhe/apo ne universitete Amerikane të akredituara dhe/apo universitete botërore.

QAK është themeluar në Prill 2008 si një bashkëpunim i lidhur ndërmjet shkollës Amerikane të Kosovës dhe Departamentit te Shtetit përmes Ambasadës Amerikane në Kosovë.

Rreth QAKKS

Qendra Amerikane e Këshillimit (QAK) në Shkollën Amerikane të Kosovës është një qendër zyrtare e edukimit SHBA (EducationUSA), e sponsorizuar nga Departamenti i Shtetit. Edukimi SHBA është një rrjete i këshilltareve profesional të cilët punojnë në afërsisht 450 institucione botërore të informimit dhe këshillimit, të cilët shërbejnë si burim primar i informatave dhe udhërrëfyeseve në mundësi me të larta edukative në SHBA për studentet internacional. Ky rrjet global është i mbështetur nga Zyra e Çështjeve Arsimore dhe Kulturore të Departamentit të Shtetit. Zyra e Çështjeve Arsimore dhe Kulturore (CAK) përkrahe marrëveshje të përbashkët ndërmjet Shteteve të Bashkuara dhe vendeve të tjera duke nxitur lidhje personale, profesionale dhe institucionale ndërmjet qytetareve privat dhe organizatave në Shtetet e Bashkuara dhe jashtë vendit, si dhe duke prezantuar historinë, shoqërinë, artin dhe kulturën  amerikane në të gjitha larmit e audiencës anë e mbanë botes.



Orët e Punës

E hëne - E Premte (8 AM - 7 PM)

Qendra do të jetë e mbyllur përgjatë festave Amerikane dhe Kosovare. Qendra gjithashtu do të jetë e mbyllur përgjatë kohës që testet e standardizuara të administrohen



Lokacioni

AMERICAN ADVISING CENTER
American School of Kosova
Sports and Youth Center
Enver Zymberi Street, Hyrja 5
10000 Prishtina, KOSOVA
Tel: +381 38 227 277 / 228 288 ext. 107
www.aacks.org
www.facebook.com/aacks


Kontakti

Tel: +381 38 227 277 / 228 288 ext. 107
www.aacks.org
www.facebook.com/aacks

Qendra e Testimit – Testet e Standardizuaras

QAK është duke organizuar kurse për përgatitje – pako të kurseve për përgatitje – për testet në vijim::
  • iBT TOEFL
  • SAT
  • GRE
  • GMAT
AAC is also a test center for:
  • iBT TOEFL
  • SAT
  • GRE

Sistemi i Edukimit në Shtetet e Bashkuara

EDUKIMI STUDENTOR
Niveli bachelor i Shteteve të Bashkuara

Një nga tiparet më tërheqëse të programit të nivelit bachelor në Shtetet e Bashkuara është se është shumë fleksibil. Zakonisht mund te zgjedhësh prej një morie të gjere të kurseve dhe të krijosh programin tendë unik të studimit. Niveli ipet pasi që të përmbushësh një numër të specifikuar të kreditëve, të cilët zakonisht përmbushen në 4 vite të studimeve kohë plotë. Viti i pare është i quajtur viti fillestar; i dyti, student i vitit te dyte (sophomore); i treti, Junior; dhe i katërti, I larte (Senior). Mund të lexoni që studenteve në Shtetet e Bashkuara shpesh u duhen më shumë se katër vite për të përmbushur nivelet e tyre. Kjo mund te jetë sepse ata i ndryshojnë lëndët dhe duhet të mbledhin kredita të mjaftueshëm në fushën e lëndës së re për të fituar nivelin. Apo mund te jete sepse ata marrin me pak se një kurs kohe plote për afat akademik, qeshje personale apo arsye financiare. Studentet Internacional, megjithatë, nuk mund të studiojnë me gjysmë orari dhe duhet ta mbajnë statusin kohë plotë. Kurset e ndjekura në dy vitet e para janë të njohura si kurset e klasifikuara të ulëta dhe kurset e ndjekura në dy vitet e fundit janë të quajtura kurset e klasifikuara të larta. Fletushkat e Kolegjeve zakonisht caktojnë një numër për një kurs, qe tregon nivelin e studimit siç vijon: 100 – 199 fillestar, 200 – 299 student i vitit te dyte, 300 – 399 Junior , 400 – 499 I larte (Senior)


APLIKIMI PER STUDIM

Kolegjet dhe Universitet në Amerike kanë kriteret e tyre për pranime. Megjithatë, shumë prej tyre zakonisht kërkojnë si me poshtë:

  • Formulari i Aplikimit/Dokumentet Financiare
  • Tarife Aplikimi ($30 - $100 varësisht nga Kolegji/Universitet)
  • Transkripetet zyrtare – notat
  • Rezultati i testit të Standardizuar (iBT TOEFL, SAT l, dhe SAT ll))
  • Letrat e rekomandimit Akademik/Profesional
  • Deklarata personal/Ese
  • Lista dhe përshkrimi i aktiviteteve jashtë programit shkollor që keni marr pjesë

ORARI DHE LISTA PER EDKUMIMIN STUDENTOR NE SHTETET E BASHKUARA

24 DERI NE 18 MUAJ PARA Vitit Akademik në të cilin shpreson te regjistrohesh, fillo te konsiderosh, kërko dhe beje si më poshtë:

  • Cilat janë arsyet që dëshironi të studioni në Shtetet e Bashkuara?
  • Cilat universitete do përmbushin kërkesën e tuja?
  • A do te keni nevoje për asistence financiare?
  • Gjeni afatin përfundimtar të aplikimit dhe ndihmës financiare. Kjo do të ndikojë kur ti nënshtrohesh testit te standardizuar te kërkuar për pranim, pasi që rezultatet e testeve duhet të arrijnë në zyrat e pranimit jo më vonë se këto afate përfundimtare. Testeve duhet të iu nënshtroheni para se të plotësoni formularin e aplikimit Universitar.
  • Letrat e rekomandimit Akademik/Profesional
  • Regjistrohu te iu nënshtrohesh testeve te standardizuara nëse kërkohen nga Universitetet në të cilat jeni duke aplikuar.
  • Fillo te kufizosh zgjedhjet e shkollave ne afërisht 10 deri 20 institucione.

12 MUAJ PARA Regjistrimit, përmbush si më poshtë (muajt ne fjale janë afërsisht të bazuar në regjistrime vjeshtore):


GUSHT

  • Kontakto Universitet për aplikim dhe formularë për ndihme financiare dhe fletushka
  • Përmbaju formularëve të regjistrimit me testim apo regjistrohu ne webfaqe për të iu nënshtruar TOEFL, SAT l dhe SAT ll nëse është e nevojshme.

SHTATOR – DHJETOR

  • Vazhdo te kufizosh zgjedhjet e tuaja te shkollave. Përderisa disa student aplikojnë në më shumë, 5 deri në 10 zgjedhje të kërkuara mirë janë më se të mjaftueshme.
  • Kërko një transkript zyrtarë nga shkolla juaj.
  • Kërko letrat e rekomandimit nga mësuesit tuaj.
  • Paraqit formularët e përmbushura të aplikacionit (për pranime dhe gjithashtu ndihmën financiare).
  • Rishiko se transkriptet dhe referencat janë dërguar.
  • Nënshtroju testeve të nevojshme për pranim.

JANAR – PRILL

  • Afatet përfundimtare për aplikime në universitet duhet të respektohen; mbaj mend se këto janë për pranime të rregullta – afatet e mëhershme përfundimtare për pranime do të jenë së shpejti.

PRILL – QERSHOR

  • Letrat për pranim apo refuzim arrijnë. Vendos se cilin Universitet do ta ndjekësh, njoftoje zyrën e pranimeve për vendimin tënd, përmbush dhe kthe çdo formular që ata kërkojnë.
  • Dërgo letra të keqardhjes tek ato universitete që i refuzon.
  • Rregullo financat: Organizo te transferosh fondet ne një banke te Shteteve te Bashkuara; sigurohu qe të kesh fonde për rruge dhe shpenzime.
  • Finalizo marrëveshjet për banim dhe sigurim shëndetësor me universitetin tënd.

QERSHOR – GUSHT

  • Përdor informatat prej formularit tënd l-20 apo DS-2019 për te plotësuar formularin SEVIS I-901 dhe paguaj $100 tarifën SEVIS te kërkuar.
  • Pas pranimit te faturës se pagese se I-20 dhe SEVIS I-901, apliko në Ambasadën apo Konsullatën më të afërt të Shteteve të Bashkuara për Vize. Kjo duhet të jetë mundësisht shumë më herët para datës së nisjes.
  • Bëjë aranzhimet e udhëtimit.
  • Kontakto zyrën internacionale studentore në universitetin tënd me detajet e planit të arritjes, dhe konfirmo detajet e çdo orientimi për studentë të ri të mbajtur nga universiteti.



EDUKIMI I DIPLOMUAR

The two graduate degrees offered in the United States are the master's degree and the doctoral degree; both involve a combination of research and coursework. Graduate education differs from undergraduate education in that it offers a greater depth of training, with increased specialization and intensity of instruction. Study and learning are more self-directed at the graduate level than at the undergraduate level.

Kurset e diplomimit marrin me mend se studentet janë të përgatitur mirë në elementet themelore të lëndës së tyre të studimit. Varësisht prej lëndës, kurset mund të jenë plotësisht formale, të përbëra kryesisht nga prezantime të ligjëratave nga anëtar të fakultetit, apo mund të jenë përkatësisht jo formale, duke theksuar shqyrtimin dhe shkëmbimin e ideve ndërmjet fakultetit dhe studentëve. Seminaret përfshijnë grupe më të vogla të studenteve se sa kurset e ligjëratave, dhe studenteve do të u kërkohet të bëjnë prezantime dhe gjithashtu të marrin pjesë në shqyrtime. Pjesëmarrja në klasa, hulumtimet dhe ekzaminimet janë të gjitha të rëndësishme.

Kërkesat e nivelit janë të caktuara në kushte te “krediteve” (nganjëherë të quajtura “njësi” apo “ore”), dhe secili kurs zakonisht fiton tre apo katër kredit, përgjithësisht duke reflektuar numrin e orëve të kaluara në klasë dhe sasinë e punëve tjera të përfshira. Një student zakonisht do të mbledh deri në 48 kredit për vit akademik nëse universiteti vepron ne sistemin tradicional dy-semestror.



Niveli Master

Niveli master është i dizajnuar të siguroje edukim apo trajnim shtese në degën e specializimit te dijes së studentit, shume përtej nivelit të studentit bachelor. Nivelet e masterit janë të ofruara në shumë fusha të ndryshme, dhe janë dy lloje kryesore të programeve: akademike dhe profesionale.

Masteri Akademik: Niveli i masterit të arteve (M.A) dhe masterit të shkencës (M.SH) janë zakonisht të arritura në artet tradicionale, shkencën dhe ne disiplinën humane. M.SH është gjithashtu i arritur në fushat teknike si inxhinieri dhe agrikulturë. Hulumtimet origjinale, metodologjia e hulumtimeve, dhe hetimi i fushës janë të theksuara. Këto programe zakonisht kërkojnë përmbushjen mes 30 dhe 60 orë kredit dhe në mënyre të arsyeshme përmbushjen në një apo dy vite studime akademike kohë-plota. Ato mund të çojnë direkt ne nivelin e doktoratës. ( Shiko “ Dallimin e Rëndësishëm” më poshtë.)

Shumë programe masteri ofrojnë opsionin me apo jo-tezë. Niveli është i njëjtë ne te dy rastet, por kërkesat akademike janë pak te ndryshme. Studentet ne programet jo-teze zakonisht i nënshtrohen me shume punës kursore qe te hulumtojnë dhe shkruajnë një tezë, dhe ata i nënshtrohen një ekzaminimi gjithëpërfshirës që është një provim me gojë që mbulon që të dyja punën kursore dhe tezen e tyre.


Masteri Profesional: Programet e këtij niveli janë të dizajnuara të drejtojnë studentët prej nivelit të parë në një profesion në veçanti. Nivelet e masterit profesional janë shpesh programe “terminale” të masterit, që do të thotë se ato nuk drejtojnë në programe doktoratë. Këto nivele të masterit janë shpesh të përcaktuara nga tituj përshkrues specifik, siç janë masteri i administratës biznesore (M.A.B), masteri i punës sociale ( M.P.S), masteri i edukimit (M.E), apo masteri i arteve figurative (M.A.F). lendet tjera të programit të masterit profesional përfshijnë gazetarinë, marrëdhëniet internacionale, arkitekturën, planifikimin urban, administratën publike ( M.A.P) dhe politiken publike (M.P.P).

Nivelet e masterit profesional janë të orientuara më shumë drejt aplikimit direkt të dijës se sa drejt hulumtimit origjinal. Ato janë më shumë të strukturuara se sa programet e nivelit akademik dhe shpesh kërkojnë që çdo student t’i nënshtrohet një programi të ngjashëm apo identik të studimit që zgjat prej një deri në tri vite, varësisht nga institucioni dhe fusha e studimit.

Programet e nivelit profesional zakonisht kërkojnë përfshirjen e mes 36 dhe 48 njësive (një deri në dy vite studime kohë-plota) dhe zakonisht nuk ofrojnë një opsion të tezës. Ata jo çdo here kërkojnë që niveli i bachelorit të jetë në një fushë te caktuar, por mund të rekomandojnë një shumë te caktuar të studimeve të mëparshme apo punë kursore në fushën e lëndës.




Niveli i Doktoratës

Niveli i doktoratës është i dizajnuar të trajnoj shkollaret e hulumtimit dhe në shume raste anëtaret e kolegjeve, universiteteve dhe fakulteteve te ardhshme. Marrja e nivelit të doktoratës vërteton se studenti ka demonstruar kapacitet si shkollar i trajnuar i hulumtimit në një disiplinë specifike.

Ne nivelin e doktoratës, PH.D. (Doktor i filozofisë) është niveli me i arritur ne disiplinat akademike. Tjerat nivele të doktoratës janë te arritura parimisht në fusha profesionale, siç janë edukimi ( Dr.E. apo doktor i edukimit) dhe administrata biznesore (Dr.A.B. apo doktor i administratës biznesore). Programet e doktoratës përfshijnë punë kursore të avancuar, seminare, dhe shkrimin e një disertacioni që përshkruan hulumtimin origjinal të studentit, të përfunduar nën mbikëqyrjen e një këshilltari të fakultetit.

Një provim gjithëpërfshirës është i dhëne zakonisht pas tri deri pese vite të studimit dhe përmbushjes së të gjithë punëve kursore, dhe kur studenti dhe këshilltari pajtohen se studenti është gati. Ky provim është i dizajnuar te testoj aftësitë e studentit te përdor diturin e fituar përmes kurseve dhe studimit te pavarur ne një mënyre origjinale dhe kreative. Studentet duhet të demonstrojnë një kuptim gjithëpërfshirës të fushës së tyre të zgjedhur të studimit. Përmbushja e suksesshme e këtij provimi shënon fundin e punës kursore të studentit dhe fillimin e koncentrimit në hulumtim.


Niveli PH.D. u shpërblehet atyre studenteve te cilët e përmbushin një pjese origjinale të hulumtimit të rëndësishëm, shkruajnë një disertacion mbi përshkrimin e atij hulumtimi dhe e mbrojnë punën e tyre me sukses para një liste të jurisë së anëtareve të fakultetit të cilët specializojnë në disipline. Kjo mund te marr dy deri tri vite shtesë. Për te fituar një nivel doktoratë, si pasoje mund të marr diku prej pesë deri tetë vite përveç nivelit bachelor, varësisht prej fushës së studimit.

Ne Shtetet e Bashkuara, do të gjeni një llojshmëri të programeve të doktoratës jo tradicionale; këto programe mund të kenë lloje të ndryshme të kërkesave prej programeve tradicionale. Studentet e ardhshëm duhet të sigurohen se çfarë kërkohet te marrin pjese në çdo program që ata kanë në konsiderate dhe çfarë kërkohet të marrin nivelin. Informatat zakonisht janë në dispozicion prej fletushkave të universitetit dhe webfaqeve apo direkt prej reparteve individuale.




ORARI DHE LISTA PER EDUKIMIN E DIPLOMIMIT NE SHTETET E BASHKUARA

24 DERI NE 18 MUAJ PARA Vitit Akademik në të cilin shpreson të regjistrohesh, fillo të konsiderosh, kërko dhe bëjë si më poshtë:

  • Cilat janë arsyet që dëshironi të studioni në Shtetet e Bashkuara?
  • Cilat universitete ofrojnë lenden dhe specializimin tendë?
  • A do te keni nevoje për asistence financiare?
  • Fillo të kufizosh zgjedhjet e shkollave në afërsisht 10 deri 20 institucione, dhe sigurohu që të përmbushin kërkesat tuaja akademike, financiare, stilin e jetesës dhe kërkesat e tjera.
  • Gjeni afatin përfundimtar të aplikimit. Kjo do të ndikoj kur të u nënshtrohesh testeve të standardizuara të kërkuara për pranim, pasi që rezultatet e testit duhet te arrijnë në zyrën e pranimit jo më vonë se këto afate përfundimtare. Testeve duhet të u nënshtroheni para se të paraqitni formularët e aplikimit.
  • Regjistrohu për të iu nënshtruar testeve letër-bazuara subjekt GRE nëse kërkohet nga universitetet në të cilat jeni duke aplikuar.


12 MUAJ PARA aplikimit, fillo të përmbushësh si më poshtë (muajt afërisht janë):

GUSHT

  • Vazhdo të kufizosh zgjedhjet e shkollave. Përderisa disa student aplikojnë në më shumë, 5 deri 10 zgjedhje të mire-hulumtuara janë të mjaftueshme.
  • Kontakto universitetet për formularët dhe fletushkat e aplikacionit dhe ndihmës financiare.
  • Regjistrohu te u nënshtrohesh TOEFL dhe Testit Gjeneral GRE, vlerësimit të shkrimit GRE, GMAT, apo testeve tjera të pranimit sipas nevojës.

SHTATOR-DHJETOR

  • Vazhdo të kufizosh zgjedhjet e shkollave. Përderisa disa student aplikojnë në më shumë, 5 deri 10 zgjedhje të mirë-hulumtuara janë të mjaftueshme..
  • Kërko transkripten zyrtare nga institucioni juaj studentor.
  • Përmbledh letrat e kërkuara të rekomandimit dhe referencës nga ata.
  • Planifiko deklaratat personale apo deklaratat e qëllimit dhe hulumto propozimet, nëse kërkohet.
  • Paraqit formularët e përmbushur të aplikimit (për pranim, gjithashtu dhe ndihmën financiare).
  • Rishiko se transkriptat dhe referencat janë dërguar.
  • Nënshtroju testeve të nevojshme të pranimit.

JANAR-MARS

  • Afati përfundimtar i universitetit për aplikimit duhet të respektohet.

PRILL-QERSHOR

  • Letrat për pranim apo refuzim arrijnë. Vendos se cilin Universitet do ta ndjekësh, njoftoje zyrën e pranimeve për vendimin tënd, përmbush dhe kthe çdo formular që ata kërkojnë.
  • Dërgo letra të keqardhjes tek ato universitete që i refuzon.
  • Rregullo financat: Organizo të transferosh fondet në një banke të Shteteve të Bashkuara; sigurohu që të kesh fonde për rrugë dhe shpenzime.
  • Finalizo marrëveshjet për banim dhe sigurim shëndetësor me universitetin tënd.
  • Njofto çdo organizate sponsoresh për planet e tua.

QERSHOR-GUSHT

  • Përdor informatat prej formularit tënd l-20 apo DS-2019 për të plotësuar formularin SEVIS I-901 dhe paguaj $100 tarifën SEVIS të kërkuar.
  • Pas pranimit të faturës së pagese se I-20 dhe SEVIS I-901, apliko në Ambasadën apo Konsullatën më të afërt të Shteteve të Bashkuara për Vizë. Kjo duhet të jetë mundësisht shumë më herët para datës së nisjes.
  • Kontakto qendrën më të afërt të informimit dhe këshillimit EdukimiSHBA për të iu treguar se jeni pranuar në një institucion të Shteteve të Bashkuara.
  • Bëjë aranzhimet e udhëtimit, planifiko të arrish në kohë për programin për orientim të universitetit nivelit Master

Summer Session

JCU Summer Session offers courses during the summer for JCU students, qualified undergraduate students from other colleges and universities, students about to enter their last year in high school, and adult learners. Additional programs offered through JCU Summer Session include: Study Abroad, English Language Institute, Online Courses, Writers' Conference, Drama and Film, and Foreign Language Courses.

Non-Degree Offerings

You don't have to be a Jonathan Carroll University student to have access to a JCU education.

From online courses to on-campus experiences, there are a range of learning opportunities available for non-degree seekers.

Jonathan Carroll College

Visit a class or take courses for credit without matriculating as a Jonathan Carroll University undergraduate.

Graduate & Professional Schools

The schools of JCU offer non-degree programs ranging from research opportunities to continuing education.

Online Learning

We explore online learning for a wide and global audience: from lifelong learners seeking to improve knowledge skills, to undergraduate and graduate students looking to supplement their current classes or take a class online for college credit, a certificate or a degree.

Programs List
  • Introduction to Psychology
  • Mental Lives of Babies and Animals
  • Causes and Consequences of Corruption
  • Capital Punishment: Race, Poverty, & Disadvantage
  • Moral Foundations of Politics
  • Introduction to Classical Music